Një në dy gra nuk arrin dot orgazmën

Një në dy gra nuk arrin dot orgazmën

Njerëzit janë të rezervuar kur është fjala për seksin, megjithatë specialistët e fushës flasin shpesh për hendekun e kënaqësisë në raportin meshkuj-femra. Mediat i portretizojnë femrat si avangardë sa i përket seksit, duke e bërë të natyrshme dëshirën seksuale të grave dhe duke ndihmuar në thyerjen e mitit se gratë nuk lodhen kurrë nga monogamia.

Ashley Madison, platforma online me mbi 70 milionë abonentë në mbarë botën që kërkojnë lidhje dashurie jashtëmartesore, kontribuon në njohjen e kësaj fushe dhe, falë një sondazhi të fundit, zbulon se gratë do të bënin gjithçka për të përjetuar një raport seksual të kënaqshëm.

Të dhënat e mbledhura duke intervistuar abonentët meshkuj dhe femra të Ashley Madison zbulojnë dallime të theksuara dhe pabarazi gjinore sa i pëket kënaqësisë seksuale. Ndërsa 43% e burrave besojnë se partnerja e tyre arrin orgazëm gjatë marrëdhënieve seksuale, vetëm 18% e grave ia dalin.

"Eksitimi femëror, njësoj si te mashkulli, ndikohet nga rutina: është shumë e vështirë për gratë të mbajnë në të njëjtin nivel orgazmën dhe eksitimin, duke pasur gjithmonë të njëjtin lloj stimulimi - komenton për La Repubblica psikologia Marinella Cozzolino, presidente e shoqatës italiane të seksologjisë – te meshkujt, një rutinë e caktuar është funksionale për ruajtjen e ereksionit, është një zakon që jep qetësi. Përkundrazi, grave, për t’u eksituar u duhen stimuj të rinj dhe të ndryshëm. Gratë gjithashtu kanë tendencën për të sjellë emocionet e përjetuara gjatë ditës 'në shtrat'. Shumë shpesh kjo ndikon në mënyrë negative duke shkaktuar një shkëputje jo fiziologjike por emocionale dhe, rrjedhimisht, mungesë orgazme".

Gënjeshtrat qëndrojnë në themel të shumë marrëdhënieve pa orgazmë, por të flasësh për to me partnerin nuk të çon gjithmonë në rezultatet e dëshiruara. Në fakt, vetëm 35% e grave që i kanë zbuluar fantazitë e tyre erotike partnerit të tyre vërejnë një përmirësim në jetën e tyre bashkëshortore. Të dhëna të tjera të mbledhura nga Ashley Madison treguan se 64% e grave ndiheshin të neglizhuara në martesë dhe se 44% pranojnë se mungesa e interesit dhe e marrëdhënieve të shpeshta seksuale janë bërë shkak për ndarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy