SPAK dërgon për gjykim ish-kryetarin e Bashkisë së Fushë Arrëzit dhe 2 të tjerë

SPAK dërgon për gjykim ish-kryetarin e Bashkisë së Fushë Arrëzit dhe 2 të tjerë

 SPAK ka mbyllur hetimet duke çuar për gjykim ish-kryetarin e Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Truci dhe 2 persona të tjerë.

Fran Tuci akuzohet për veprën penale veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”.

NJOFTIMI 

Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 67 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datën 16.08.2023) kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve:

1.   Fran Tuci, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal;

2.   Ndoc Marku, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal;

3.   Durim Margjekaj, akuzuar për veprën penale të “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a pgf 4 i Kodit Penal.

Nga analiza e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak, rezulton se është e provuar që të pandehurit Fran Tuci dhe Ndoc Marku, në bashkëpunim mes tyre, me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë dëmtimin e rëndë (vlerësuar në 234,007,500 lekë) të pasurisë së llojit “fond pyjor” dhe terrenit përkatës, regjistruar në zyrën kadastrale në emër të Bashkisë Fushë Arrëz. 

Ndërsa i pandehuri Durim Margjekaj, në cilësinë e administratorit të firmës “Legjendari” sh.p.k. me dashje të plotë dhe të drejtpërdrejtë ka kryer punime ndërtimi infrastrukture pa lejen përkatëse duke sjellë pasoja të rënda në pasurinë e llojit “fond pyjor” në pronësi të bashkisë Fushë Arrëz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy