Mesazhet e Ramës për Kosovën/ Kalemaj: Deklarata kokëforta që e dëmtojnë rëndë Kosovën (VIDEO)

Mesazhet e Ramës për Kosovën/ Kalemaj: Deklarata kokëforta që e dëmtojnë rëndë Kosovën (VIDEO)

Në konferencën e sotme për media me Presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministri Edi Rama, foli edhe për çështjen e Kosovës në raport me zhvillimet e fundit me Serbinë.

Mesazhet që dha Rama, për politologun Ilir Kalemaj, i ftuar në MCN live, janë të përsëritura dhe aq më pak nuk duheshin bërë në sy të Macron.

Sipas Kalemej, për shkak të qefmbetjeve të Ramës me Kurtin, nuk mund të thuash ta zbatosh në mënyrë unilaterale planin franko-gjerman teksa Serbia vazhdon me luftën e tij në veri.

Në fakt këto janë deklarata të përsëritura të Ramës. Ajo që të bën përshtypje është  se i bën ne prani të presidentit Macron, në një vizitë historike, të flas në këtë gjuhë sikur flet si një misionar paqeje, si i ndjeri z.Ahtisari, apo të tjerë nga Evropa jugore në këtë nahijen tonë ballkanike.

Rama harron që është në Shqipëri dhe harron se të gjithë këto qefmbetje që mund të ketë me Kurtin , nuk janë vende për tu diskutuar në prani të presidentit francez.

Si mund të thuash pas ngjarjes së Banjskës. Kur Serbia ka 48 baza përreth Kosovës, e të thuash se është luftë hibride, se mban tre ditë zie për terroristin, ku strehon krye terroristin, si mund të thuash se janë njëlloj dhe të thuash se Kosova të ulet në tavolinë dhe të firmosi dhe ta zbatoj në mënyrë unilaterale, çdo të thotë të zbatojnë në mënyrë unilaterale, pra Kosova të krijon Asocacion sipas kushteve që do Serbia dhe nga ana tjetër të vazhdoj të minoj procesin e njohjeve të Kosovës, të mbaje peng sa i përket detyrimeve që nga koha e luftës dhe të mundësoj krijimin e një republika Srbska brenda Kosovës.

Mendoj se këto janë deklarata kokëforta dhe mendoj se Rama po i hedh benzinë zjarrit pas deklaratave të tij për praninë e Kforit ne veri dhe kontrollin e tij të plotë krahas thirrjes së një konference ndërkombëtare ku nuk është as rendi as kuvendi.

Deklaratën e Ramës se Kosova tani është në një kurth që ia ka bërë vetes, dhe duhet të vijojë me zbatimin e planit franko-gjerman, që sipas tij është zgjidhja më e mire, politologu Kalemaj, e kundërshtoi me faktin se Kosova e ka pranuar kurse Serbia, jo.

Sipas tij, këto janë deklarata kokëforta që e dëmtojnë rëndë Kosovën.

Referenca që solli Rama për Palestinën, është një referencë e gabuar sepse po i thotë Kosovës që nëse ju nuk pranoni planin franko-gjerman, duke vënë të nënkuptoj që Kosovë se ka pranuar kur në fakt është e kundërta, Serbia nuk e ka pranuar.

Me këto ai bëri të kuptoj se Kosova nuk e pranon, po rebelohet, se është kundër planit franko-gjermna dhe se Kosova do ta paguajë faturën deri në fund. Mendoj se është një gafë diplomatikisht shumë e rendë dhe se e dëmton shumë Kosovën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy