Shfrytëzimi i pronave shtetërore nga privati/ Tola: Skeptikë për rezultatet, problem i madh korrupsioni dhe favorizimet (VIDEO)

Shfrytëzimi i pronave shtetërore nga privati/ Tola: Skeptikë për rezultatet, problem i madh korrupsioni dhe favorizimet (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Igli Tola në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar planin e ri të qeverisë për “Urat e reja për Shqipërinë 2030”, pra shfrytëzimin e pronave shtetërore nga privati, u shpreh se problemi më i madh qëndron te korrupsioni dhe favorizimet.

Ai tha se Shqipëria vijon të mbetet në fillim të listës sa i përket korrupsionit dhe kjo nismë sipas tij na bënë skeptikë se nuk do sjell atë rezultat që ne presim por do jetë një përsëritje e rezultateve që ne jemi mësuar të shohim në këto 30 vite.

Absolutisht dihet që vitalizmi i ekonomisë apo dhënia e mundësive për zhvillim, praktika botërore ka dëshmuar se në menaxhimin e privatëve normalisht është provuar jo një herë që menaxhimi privat sjell një nivel të rritjes së efiçencës, rritje të rentabilitetit dhe Shqipëria në këtë kuadër nuk përbën përjashtim.

Problematika më e madhe në këto 30 vite është parë se ai qëndron tek ato situata, fenomenet endemike që ekonomia jonë shfaq që lidhet me korrupsionin, lidhjet e shkurtra të identiteteve private dhe publike, garat jo të drejta dhe të barabarta që sjellin që ne të mos kemi performancën që kërkojmë.

Pra është një situatë që thjeshtë përsërit veten duke replikuar dhe duke sjellë të njëjtat problematika që jo vetëm nuk po marrin zgjidhje dhe drejtim të situatës por këto problematika sa vijnë dhe thellohen dhe Shqipëria vijon të mbetet në top listë për korrupsionin.

Në çdo raport janë po të njëjtat përfundime që përsërisin njëra tjetrën dhe ndaj jemi dhe skeptikë se kjo nisëm nuk do sjell atë rezultat që ne presim por do jetë një përsëritje e rezultateve që ne jemi mësuar të shohim në këto 30 vite.

Më tej ai shtoi se ndërmarrja e iniciativa të tilla disa muaj para zgjedhjeve ndikojnë drejtpërdrejtë në rezultatin zgjedhor, por nuk mund të themi se ka dyshime në lidhje me këtë projekt.

Projekte të tilla të ngjashme simotra të aplikuara në vend kanë dëshmuar se kanë hije dyshimi për korrupsionin e përfituesve.

Në këtë rast përsa kohë që parakushtet nuk kanë ndryshuar dihet tashmë që një rrugë e cila ne e marrim dhe e përsërisim disa herë s’mund të presësh rezultate të ndryshme. Propaganda që përdoret për ta trumbetuar atë është thjeshtë fasadë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy