Kalemaj: Lëvizje e mirë kthimi i opozitës në Parlament. S’e pengon në mosbindjen civile, por ka mungesë kredibiliteti (VIDEO)

Kalemaj: Lëvizje e mirë kthimi i opozitës në Parlament. S’e pengon në mosbindjen civile, por ka mungesë kredibiliteti (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj e konsideron një lajm të mirë rikthimin e opozitës në Kuvend, duke theksuar se kjo lëvizje, nuk pengon vazhdimin e të ashtuquajturit kurs të mosbindjes civile.

Duke folur në MCN Live Kalemaj tha:

Është lajm i mirë që kthehen në Parlament dhe diskutojnë për buxhetin, jo si vjet që u votua për 4 minuta. Duhet të ketë përgjegjshmëri politike, qoftë nga mazhoranca, qoftë nga opozita. Fakti që janë në Parlament s’do të thotë që s’do ta vazhdojnë kursin e mosbindjes civile. Janë forma të rezistencës që bën opozita, që synon t’i imponojë mazhorancës kërkesat politike, që nga lirimi i kreut të opozitës, deri te kërkesat politike, si krijimi i qeverisë teknike, si parakusht për zgjedhje të lira dhe të gjithpranuara. Shpresoj të shohim këtë normalitet. Gjatë kësaj kohe që s’ishte opozita në Kuvend, munguan disa debate, anija me mbete toksike, kaloi ligji për anti-shkencën. Tani shpresojmë që për buxhetin, që është i rëndësishëm për të gjithë ne...Kuvendi është salla e duhur”.

Kalemaj tha që një nga problemet e opozitës është kredibiliteti.

A duhet të krijohet një qeveri teknike për të garantuar një klimë besimi? Unë mendoj se po si qytetar. Nëse mazhoranca ka kaq siguri, dhe ka në dorë edhe gurin dhe arrën, pse heziton t’i japë këto garanci opozitës. Por opozita s’ka fuqi të imponohet, përveçse të radikalizohet, që edhe mund t’i kthehet në bumerang. Opozita ka ato problemet e saj, një nga ato është kredibiliteti, sepse vjet në kulmin e tensionit politik, u ulën me mazhorancën dhe firmosën listat e mbyllura”.
Kalemaj tha që nuk mendon se Shqipëria dhe Ballkani në tërësi do jetë pjesë e emergjencave të administratës së re të Donald Trump
".
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy