Harry dhe Meghan nuk i morën leje Mbretëreshës për ta quajtur vajzën Lilibet

Harry dhe Meghan nuk i morën leje Mbretëreshës për ta quajtur vajzën Lilibet

Mbretëresha Elizabeth nuk u pyet nga Duka dhe Dukesha e Sussex për emrin e vajzës së tyre Lilibet, tha një burim i Pallatit Mbretëror. Lilibet ka qenë nofka që e thërrisnin familjarët Mbretëreshën që nga fëmijëria e saj.

Një burim i afërt i Harry dhe Meghan i tha BBC se Harry kishte folur me Mbretëreshën para lindjes, por një burim i Pallatit ka thënë se nuk ishte kështu, dhe Mbretëresha “nuk u pyet kurrë” në lidhje me përdorimin e emrit të saj.

Marrëdhënia midis çiftit dhe Familjes Mbretërore ka dalë në krye të faqeve të gazetave muajt e fundit. Në fillim të këtij viti, ndërsa çifti ishin në pritje të vajzës së tyre, ata kritikuan familjen Mbretërore gjatë një interviste me Oprah ëinfrey dhe u përcoll me shumë bujë.

Në fundjavë, çifti njoftoi se Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor kishte lindur në një spital në Santa Barbara në Kaliforni mëngjesin e së premtes.

Emri Lilibet Diana ishte zgjedhur si homazh ndaj familjes së Harrit, edhe pse Princi ka vendosur të largohet nga familja mbretërore dhe u zhvendos me gruan e tij dhe djalin tjetër Archie në Los Angeles, duke hequr dorë të ardhurat e Monarkisë.

Mbretëresha si fëmijë mes gjyshërve George V dhe Mary of Teck

A mundet që zgjedhja e emrit të jetë një gjest ndaj gjyshes? Mbretëresha Elizabeth u quajt Lilibet kur ishte fëmijë dhe nuk mund ta shqiptonte dot emrine  saj Elizabet: kështu e thërriste me dashuri gjyshi i saj, Mbreti George V. Ishte gjithashtu edhe nofka që përdori ndaj saj me dashuri Princi Philip, burri i saj i cili u nda nga jeta 99 vjeç në Prill.

Pavarësisht intervistës tronditëse të Meghan dhe Harry me Oprah Ëinfrey me akuzat për racizëm dhe marrëdhëniet e vështira mes tij dhe babait të tij Carlo, Harry do të kishte një marrëdhënie "shumë të mirë" me Mbretëreshën, me të cilën do të fliste rregullisht përmes thirrjeve video.

Për më tepër, princi menjëherë mohoi që episodi i pretenduar i diskriminimit ndaj gruas së tij kishte përfshirë disi Elizabetën e Dytë. Konfirmimi i dashurisë së ndërsjellë është fakti që Mbretëresha ftoi nipin e saj për drekë në Kalanë Ëindsor në Korrik, kur Harry kthehet për zbulimin e një statuje kushtuar nënës së tij Diana. Përkundrazi, megjithatë, Meghan Markle nuk duket se është ftuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy