“Denoncimet” për ujin “Lajthiza”/ BPSH: Inskenime për të dëmtuar imazhin e kompanisë. Institucionet të mbajnë qëndrim!

“Denoncimet” për ujin “Lajthiza”/ BPSH: Inskenime për të dëmtuar imazhin e kompanisë. Institucionet të mbajnë qëndrim!

Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë i konsideron një inskenim me qëllim dëmtimin e imazhit të kompanisë “Uji Lajthiza”, të ashtuquajturat denoncime të disa qytetarëve në portale dhe media online.  BPSH kërkon të mbahet qëndrim nga institucionet kur prodhues të ndryshëm, bien pre e shantazhit apo sulmeve denigruese, për qëllime të caktuara. Po ashtu BPSH nxit qytetarët që t’u drejtohen institucioneve përkatëse kur vërejnë probleme me produktet. 

REAGIMI 

Prej disa ditësh, në disa portale dhe media online, janë publikuar “denoncime qytetarësh” ndaj produktit “Uji Lajthiza”. 

“Denoncimi” i referohet një qytetari, të pa identifikuar, në një resort në Jug të Shqipërisë, gjithashtu të pa identifikuar. Sipas këtij “denoncimi”, uji kishte përmbajtje të lartë kripe. Këtë konstatim e përforconte edhe një kamarier, gjithashtu i pa identifikuar. E gjitha, ishte e qartë që ishte një inskenim për të dëmtuar imazhin e kompanisë, që hedh në treg prej 25 vjetësh një prej produkteve më cilësore të ujit. 

Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë është shumë i vëmendshm ndaj respektimit të standardeve të sigurisë ushqimore. Ai do të mbaj qëndrim në rastet kur organet kompetente konstatojnë shkelje dhe cenim të standardit të sigurisë ushqimore. Por, me po të njëjtën përgjegjshmëri dhe përgjegjësi,  BPSH kërkon të mbahet qëndrim nga institucionet kur prodhues të ndryshëm, bien pre e shantazhit apo sulmeve denigruese, për qëllime të caktuara. 

Nuk është hera e parë që prodhuesë shqiptarë, kryesisht në fushën e industrisë ushqimore, bien pre e sulmeve publike pa asnjë bazë të vërtetueshme.  Këto sulme të qëllimshme cënojnë rëndë marrëdhënien dhe besueshmërinë mes prodhuesit dhe konsumatorit.

BPSH nxit çdo qytetar që, nëse vëren probleme me produktet ushqimore, t’i drejtohet institucioneve përkatëse. Gjithashtu BPSH nxit institucionet që të mbajnë qëndrime në mbrojtje të konsumatorëve, por njëkohesisht i nxit të reagojnë edhe në rastet kur fabrikohen fakte për të sulmuar marka të ndryshme prodhuesish.

Bashkimi Prodhuesve  Shqiptarë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy