Kosova dështon në INTERPOL, nuk merr votat e mjaftueshme për anëtarësim (VIDEO)

Kosova dështon në INTERPOL, nuk merr votat e mjaftueshme për anëtarësim (VIDEO)

Kosova ka dështuar edhe në raundin e dytë të votimit për anëtarësim në INTERPOL. Në raundin e parë, kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol votuan shtete si Rusia, Bjellorusia, Spanja, Maroko, Kina, Venezula etj.

Pro anëtarësimit të Kosovës në Interpol kanë votuar 68 shtete, 51 ishin kundër ndërsa abstenuan 16 të tjera.

Në një reagim pas përfundimit të votimit, qeveria e Kosovës bën përgjegjëse Serbinë për dështimin.

“Fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe njëherë karakterin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës, aq më parë, kur ky anëtarësim ishte teknik dhe jo politik”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

“Votimi kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare i bën shërbim vetëm krimit dhe kriminelëve dhe askush nuk do të duhej t’i gëzohej këtij fakti”, thuhet më tej në deklaratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy