Nga mbërritja e vaksinave te mësimi me turne dhe shpronësimet, vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë

Nga mbërritja e vaksinave te mësimi me turne dhe shpronësimet, vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë

Qeveria ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje ku janë marrë një sërë vendimesh të rëndësishme. Gjatë fjalës së saj ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu deklaroi se deri në fund të dhjetorit pritet mbërritja e 500 mijë dozave vaksine, ndërsa ministrja e Arsimit Kushi sqaroi se vendimi për mësimin me turne nuk është përfundimtar por në bazë të ecurisë së situatës nga pandemia.

Manastirliu: Deri në dhjetor vijnë 500 mijë doza Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në fjalën e saj pas mbledhjes së qeverisë është shprehur se në këtë mbledhje janë miratuar tre vendime të rëndësishme në lidhje me shëndetin e qytetarëve. Manastirliu në fjalën e saj është shprehur se deri në fund të vitit në vendin tonë do të vijnë edhe 500 mijë doza të tjera vaksine. Ndër të tjera ajo ka deklaruar se falë një takimi mes kryeministrit me drejtorin ekzekutiv të Pfizer, janë siguruar vaksinat dhe për 2022.

Vendimi për kryerjen e pagesës për mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer që do të vijnë deri në dhjetor, që do i shtohen programit të vaksinimit, përmes këtij akti bëhet i mundur pagesa prej 6 milionë dollarë për të gjithë këto doza që do të plotësojnë nevojat. Ne kemi garantuar deri më tani sigurimin për plotësimin e nevojave përmes një portofoli të diversifikuar dhe deri më tani kanë mbërritur më shumë se 2 milionë doza vaksine dhe 1.7 milionë janë kryer. Qeveria nuk po ndalet për vijimin e dazave të tjera ndërkohë që ne po vijojmë punën për rritjen e mbulesës vaksinale, për të treguar se i gjithë sistemi mjekësor është angazhuar në lidhje me përmbushjen e vaksinimit. Në një takim që kryeministri Rama ka pasur me drejtorin ekzekutiv të Pfizer është bërë i mundur sigurimi i dozave të vaksinave edhe për vitin 2021.

Balluku: Nisim punën për unazën e Kavajës dhe Korçës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se gjatë mbledhjes së qeverisë, janë miratuar një sërë shpronësimesh për të vijuar punët infrastrukturore në disa qytete të Shqipërisë. Balluku tha se do të vajohen punimet në unazën lindore të qytetit të Kavajës dhe unazën e Korçës, e po ashtu, është bërë shpronësimi i një zone, ku pritet të kalojë TAP.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka depozituar disa projektvendime, sidomos shpronësime. Shpronësim për të vazhduar punimet në unazën lindore të qytetit të Kavajës. Gjithashtu kemi aprovuar sot, vazhdimin për shpronësimin e punimeve në unazën e Korçës, kjo rrugë krijohet jo vetëm për trafikun, por për t’u dhënë akses qytetarëve. Dua të përmend këtu dhe vendimin që kemi marrë për shpronësimin e një zone që kaluar për TAP. Ne kemi hedhur hapat për TEC-in e Vlorës. Gjithashtu, dua të ndalem në një tjetër shpronësim të miratuar sot, kjo në aksin Tiranë-Elbasan, kjo na çon afër një projekti që ka marrë një afat të gjatë për t’u realizuar.

Manja: Ekstradimet, sinjal i qartë për botën e krimit

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar marrëveshjen e re të Shqipërisë me Spanjën për ekstradimet. Manja informon se tashmë shqiptarët që kanë kryer krime në Spanjë nuk mund të gjejë strehë në Shqipëri dhe anasjelltas. Ai e cilëson këtë marrëveshje si një sinjal të qartë për botën e krimit.

Sot në Këshillin e Ministrave i hapëm rrugë marrëveshjes mes Spanjës e Shqipërisë për ekstradimet. Shenjë e besimit të fortë. Eliminojmë një pengesë ligjore mes dy vendeve, që ka të bëjë me rezervën ligjore me të cilën Shqipëria ka ratifikuar për moslejimin e shtetasve shqiptarë drejt Spanjës dhe anasjelltas. Eleminohet kjo. Me Spanjën, autoritetet tona gjyqësore do të lejojnë ekstradimin e shqiptarëve drejt Spanjës dhe anasjelltas. Një sinjal i qartë për botën e krimit, që çdo shtetas shqiptar që kryen një krim në Spanjë nuk gjen strehim në Shqipëri, apo një spanjoll që bën krim në Shqipëri, nuk mund të strehohet në Spanjë.

Mësimi me turne, Kushi: Vendimi jo definitiv

Ministrja e Arsimit Evis Kushi është përpjekur të qetësojë prindërit e shqetësuar për zhvillimin me turne të procesit mësimor dhe me orë të shkurtuara. Ajo tha se vendimi nuk është definitiv deri në fund të vitit, por në bazë të situatës së pandemisë në vend.

Unë i mirëkuptoj të gjithë prindërit që janë të shqetësuar për cilësinë e arsimit, për kohëzgjatjen apo për turnet që jemi të detyruar t’i aplikojmë për shkak të udhëzuesit të MSH. Të gjithë e dimë që jemi ende në situatë pandemie. Dua t’i qetësoj prindërit duke iu thënë që ky nuk është vendim definitiv që do zbatohet për gjithë vitin, por është sipas situatës. 87% e mësuesve sot janë të vaksinuar, 71% janë të vaksinuar me të dy dozat dhe pjesa tjetër pritet të marrin dozën e dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy