Një deklaratë e sulmuesit Joao Felix, ka bërë bujë në Spanjë. Portugezi ka deklaruar se e ka ëndërr të luajë për Barcelonën. Felix sa është kthyer tek Atletico Madrid, që ka edhe kartonin e tij dhe deklarata për rivalin e kësaj skuadre, nuk është pritur mirë nga tifozët. “Do të më pëlqente të luaja me Barcelonën, ky klub ka qenë gjithnjë zgjedhja e parë për mua. Nëse një ditë vesh fanellën e katalanasve, atëherë për mua do të ishte realizimi i një ëndrre që e kam prej fëmijërisë”, u shpreh Felix. Në rast se nuk shitet në këtë merkato, atëherë portugezin e pret një sezon i vështirë, sa i përket marrëdhënies me tifozët.



