Tensioni për targat, BE: Gati t’i presim në Bruksel Kurtin dhe Vuçiçin

Tensioni për targat, BE: Gati t’i presim në Bruksel Kurtin dhe Vuçiçin

Bashkimi Evropian ka ripërsëritur apelin që Kosova dhe Serbia  të gjejnë një zgjidhje për situatën aktuale.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se BE-ja është gati të presë në Bruksel një takim Kurti-Vuçiç, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje për çështjen e targave.

Brukseli e konsideron situatën e krijuar në Veri si më të rëndën që prej vitit 2013-të.

Mendoj se BE-ja dje ka qenë shumë e qartë pas takimit të Këshillit të Ministrave, ne presim të ketë progres në dialog dhe depërshkallëzim të situatës… Ne jemi të gatshëm t’i mirëpresim të dy, kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiç në Bruksel për një takim të nivelit të lartë sa më shpejtë që ata do të jenë të gatshëm të tregojnë një sjellje evropiane në gjetjen e një zgjidhje evropiane për problemet mes tyre”, tha Stano.

Vlen për t’u theksuar se kryenegociatori i Prishtinës në bisedimet me Beogradin, Besnik Bislimi, ndodhet në Bruksel, ku sot pritet të ketë një takim me Miroslav Lajçak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy