Meta: Qeveria të anulojë projektin e Unazës së Re (VIDEO)

Meta: Qeveria të anulojë projektin e Unazës së Re (VIDEO)

Pasi priti sot në Presidencë një përfaqësi të banorëve të zonës së Astirit, pronat dhe shtëpitë e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re, kreu i shtetit ka dalë me një qëndrim publik në lidhje me këtë projekt. Presidenti Ilir Meta thotë se zgjidhja përfundimtare dhe më e mirë është ajo e anulimit të këtij projekti pasi paraqet shkelje të shumta ligjore.

Kreu i shtetit i kërkon qeverisë anulimin e menjëhershëm të Projektit për “Rehabilitimin e segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja” dhe nisjen e procedurave me garë të hapur për të realizuar një Projekt të Ri. Sipas Metës, hartimi i projektit të ri duhet të përfshijë detyriminsht konsultim publik me banorët e zonës dhe me ekspertë të pavarur.

Po ashtu, presidenti kërkon edhe pezullimin e zbatimit dhe shfuqimin e çdo procedurë apo akt administrativ që ka të bëjë me përjashtimin e objekteve nga procesi i legalizimit apo i prishjes së ndërtimeve, referuar projektit ekzistues.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy