Nazarko: Shqipëria s’mund të finalizojë ambiciet e veta të vogla dhe mesatare, vetëm nëpërmjet Portit të Durrësit

Nazarko: Shqipëria s’mund të finalizojë ambiciet e veta të vogla dhe mesatare, vetëm nëpërmjet Portit të Durrësit

Analisti Shpëtim Nazarko shprehet kritik për Portin e Durrësit dhe thotë se në princip ende nuk e kupton.

Nëse qeverisë i dalin nja 800 mijë metra të lira nga spostimi i Portit të Durrësit, padiskutim që Rama ka të drejtë se duhet pastruar, porti i mallrave duhet të shkojë në një vend tjetër.

Po të kisha 800 mijë metra katrorë të lirë dhe me një 35% që i takon pronarëve, mund të dilnin rreth 600 milionë euro dhe me një projekt ndërkombëtar të arabëve qoftë, apo të tjerëve, në ndërtesa po bëjmë atje, sado të bukura të jenë ndërtesa janë.

Atë projekt mund ta bënte një studio tjetër e klasit të parë, nuk po nënçmoj Alabar.

Për Portin e Durrësit, më duket histori që mund të zhvillohet në 20-30 vitet e ardhshme, por mendoj se në total Shqipëria nuk mund të finalizojë ambiciet e veta qoftë të vogla dhe mesatare, vetëm nëpërmjet Portit të Durrësit.

E ka të pamundur, është një port i vogël. Dhe Rama që duke i pasur aftësitë më të mëdha nga pikëpamja vizuale për të parë hartat, se atë profesion ka për ta konceptuar hapësirën ndoshta është i detyruar të hajë thelën që ngelet se sa tërë rosën.

Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Nazarko tha se ideja për një port jahtesh është shumë e mirë, por çështja është tek porti i mallrave.

Sipas tij, Rama është nga ata kokëfortët që dhe i bën gjërat që i thotë.

Problemi është që ne kemi nga viti 1990 që kemi ngelur pa stacion treni, është zhdukur hekurudha.

Shqipëria është një gjë e hollë dhe e gjatë dhe pikësëpari duhet të lidhë rripin e pantallonave dhe që të lidhësh rripin e pantallonave, do të thotë të kapë distancat më të shkurtra që e lidhin me fqinjët.

Në kohën e Hoxhës, kishe Metalurgjikun, rezervat e shtetit dhe çimenton se ishte pika qendrore ku shpërndahej.

Shiko tani se ç’është Elbasani pas 40 vitesh të rënies së Metalurgjikut dhe trefishimit të popullsisë. Është bërë një tip Palermoje e Shqipërisë se nuk ka mundësi me se të rrojë.

Nuk ka asnjë vend të botës, që kërthizën e vetë nuk e shfrytëzon, janë parime minimaliste. Nuk janë të interesuar fqinjët që ne të jemi agallarë në këtë zonë.

Agallarë në këtë zonë bëhemi duke shfrytëzuar pozicionin tonë gjeografik, që për 2 mijë vjet rresht ka qenë ndër pozicionet më qendrorë të botës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy