
Kyriakos Mitsotakis ka falënderuar forcat aleate që siguruan dhjetëra zjarrfikës dhe pajisje për t'u përballur me zjarret që kanë përfshirë ditët e fundit Greqinë.
Ndonëse më herët u raportua se Athina e refuzoi ndihmën e Shqipërisë, në mesazhin e tij në Twitter kryeministri grek ka një mesazh falënderimi edhe për Tiranën.
“Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë për dërgimin e 48 zjarrfikësve dhe 9 automjeteve që na u bashkuan teksa po luftojmë zjarret në Aleksandropolis. Faleminderit Shqipëri!”, shkruan Mitsotakis në postimin e tij në Twitter, ku është etiketuar edhe Edi Rama.



