Denaj: 39 mld lekë më shumë në buxhetin e shtetit

Denaj: 39 mld lekë më shumë në buxhetin e shtetit

Ministrja e Financave Anila Denaj ka ndarë disa të dhëna për të ardhurat në buxhetin e shtetit nga janari deri në qershor 2021.

Me anë të një postimi në Facebook, Denaj shkruan se janë 39 miliardë lekë më shumë dhe se treguesit fiskalë tregojnë se ekonomia shqiptare po vijon të performojë pozitivisht.

Lajm i mirë, 39 miliardë lekë më shumë në buxhetin e shtetit. Treguesit fiskalë të janar – qershor 2021 tregojnë se ekonomia shqiptare po vijon të performojë pozitivisht. Mbetemi të angazhuar në realizimin e planit të të ardhurave dhe shpenzimeve.

Sipas Ministrisë së Financave, performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 6 mujore (Janar – Qershor 2021) reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Të ardhurat totale për 6-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 104 % të planit të 6-mujorit. Shpenzimet e përgjithshme publike, për 6-mujorin e vitit 2021, u realizuan në masën 95.8% të planit të periudhës.

Në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit në muajin e gjashtë të vitit 2021 rezultoi në rreth 29.1 miliardë lekë.

Gjatë kësaj periudhe është ulur stoku i rimbursimit të TVSH-së me 10 miliard lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy