Aroma e trupit ndryshon me moshën?

Aroma e trupit ndryshon me moshën?

Aroma e trupi tonë ndryshon me kalimin e viteve. Një studim i kryer nga Instituti shkencore Monell në Filadelfia,  tregoi se aroma e trupit tregon mbi moshën e një personi.

Në fakt, era e lëshuar varet nga një kombinim komplekse faktorësh, dhe përcaktohet nga aktiviteti bakterial, nga substancat e prodhuara nga gjëndrat dhjamore dhe djersitja, dhe mbi të gjitha, nga ushqimi që konsumojmë.

Me kalimin e viteve aroma e trupit ndryshon dhe sipas një studimit i cili u publikua në Plos One, ne jemi në gjendje të njohim moshën e një personi falë aromës së tij.

Shkencëtarët analizuan erën e tre grupeve të njerëzve, burra dhe gra: të rinjtë midis 20 dhe 30 vjeç, të moshës së mesme, midis 45 dhe 55 vjeç dhe të moshuar, midis 75 dhe 95 vjeç. Pjesëmarrësit e studimit duhej të vishnin për pesë netë radhazi disa këmisha speciale të modifikuara me antidjerësë sanitare në sqetull. I vetmi veprim që kërkohej ishte të laheshin para se të shkonin në shtrat me sapun të butë.

Një grup tjetër prej 40 djemsh me moshë mesatare 25 vjeç u përqëndruan në vlerësimin e nuhatjes së këmishave duke u përpjekur t’i katalogojë ato sipas moshës, shkallës së pakënaqësisë dhe intensitetit.

Përgjigjet në lidhje me moshën ishin në thelb të sakta.

Të ftuar për të folur për aromat nëse ishin të këndshme ose jo, pjesa më e madhe u përgjigjën se këmishat e veshur nga moshat më të mëdha kishin një aromë më pak të këndshme

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy