Turizmi dimëror, Korça e gjitha e prenotuar për muajin dhjetor (VIDEO)

Turizmi dimëror, Korça e gjitha e prenotuar për muajin dhjetor (VIDEO)

Në qarkun e Korçës po vërehet një rritje e ndjeshme e prenotimeve për periudhën e festave të dhjetorit. 

 

Aktualisht, në këtë zonë funksionojnë rreth 150 struktura akomoduese me mbi 4000 shtretër. 

 

Korrespondentja e MCN Tv në Korçë, Elsa Xhindole tha në një lidhje me studion e MCN Live se përveç qytetit të Korçës, një fluks i lartë rezervimesh po regjistrohet edhe në destinacionet më të kërkuara të dimrit si Dardha, Voskopoja, Boboshtica dhe Pogradeci. 

 

Duke iu referuar operatorëve turistikë, Xhindole tha se shumë prej hoteleve, bujtinave dhe resorteve në këto zona janë tashmë të prenotuara pothuajse plotësisht për fundjavët e dhjetorit dhe për natën e ndërrimit të viteve. 

 

Interes ka si nga turistë vendas, ashtu edhe nga të huaj, të cilët zgjedhin Korçën dhe fshatrat përreth.

 

Kryetari i bashkisë ka thënë që Korça është e prenotuar deri më 1 janar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy