
Mbreti Charles III ka fluturuar në Skoci për të mbajtur zi për vdekjen e nënës së tij Mbretëresha Elizabeth II në kështjellën Balmoral, që sipas mediave britanike, thuhet se ka qenë vendi i saj i preferuar.
Familja mbretërore nuk pritet të kryejë asnjë angazhim zyrtar për shtatë ditë të tjera, pasi respektojnë periudhën zyrtare të zisë, pasi monarkja më jetëgjatë e Britanisë së Madhe u përcoll të hënën në banesën e fundit.
Ndërkohë shërbimi i ndihmës së shpejtë në Londër ka zbuluar se 1502 persona janë trajtuar nga mjekët e ndihmës së parë, pasi qëndruan në radhë për të bërë homazhe para arkivolit të Mbretëreshës, ndërkohë që 174 të tjerë ndodhen ende të shtruar në spital.
Shumica e incidenteve me të cilat përballej personeli i ndihmës së parë ishin humbja e ndjenjave, rrëzimet apo lëndime në kokë.



