Një shqiptar dhe një italian u arrestuan në Casarano pasi në mjetin e tyre u gjetën disa doza kokaine. Mediat italiane bëjnë të ditur se Samir Sejdini, 26 vjeç, dhe Luca Di Battista, 25 vjeç, të dy me banim në Taviano, pasi u larguan me shpejtësi sapo panë makinën e policisë. Kjo i ka shtuar dyshimet e karabinierëve, të cilët janë vënë në ndjekje të mjetit “Lancia Thema”, me të cilin ata udhëtonin.
Pas kontrollit, policia gjeti pesë doza kokaine, ndërsa shqiptari mbante në xhep 1065 euro. Pas kontrollit në shtëpinë e tyre u gjetën edhe materiale që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike.



