Dita e Europës/ Meta: Shqipëria duhet të çlirohet nga çdo formë e regjimeve hibride

Dita e Europës/ Meta: Shqipëria duhet të çlirohet nga çdo formë e regjimeve hibride

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh me rastin e 9 majit, Ditës së Europës. Kreu i shtetit nënvizon se vendi ynë vjen nga një e kaluar e hidhur, sikundër ishte periudha e sistemit diktatorial.

Megjithatë shprehet se në këto vite tranzicioni ka ekzistuar mundësia për të realizuar ëndrrën e studentëve të dhjetorit 1990 për ta integruar Shqipërinë në BE.

Dhe kjo, sipas kreut të shtetit, do të ndodhë kur partitë politike të reflektojnë në disa drejtime.

Në të gjithë këto vite tranzicioni kemi patur mundësi të jashtëzakonshme jo vetëm për ta realizuar aspiratën e Studentëve të Dhjetorit ’90 “E duam Shqipërinë, si gjithë Europa”, por për ta bërë Shqipërinë, si gjithë Europa.

Kjo do të ndodhë kur të gjithë përfaqësuesit e partive politike të mendojnë dhe të veprojnë për t’i dhënë forcë zërit të rinisë, duke iu garantuar mundësi dhe shanse të barabarta për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në Atdheun e tyre, për të ndalur njëherë e përgjithmonë atë që me të drejtë Papa Françesku e ka cilësuar si “dimri demografik”, dramën më të madhe të vendit.

Është koha të ndihmojmë qytetarët tanë dhe Shqipërinë të çlirohet nga çdo formë e regjimeve hibride, për të ecur më shpejt, pa pengesa artificiale, drejt çeljes së negociatave dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy