OKB: Gati 50 mijë të zhvendosur brenda pak ditësh në Siri

OKB: Gati 50 mijë të zhvendosur brenda pak ditësh në Siri

Ringjallja e luftës në veriperëndim të Sirisë ka detyruar afro 50,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre brenda pak ditësh, njoftoi Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Që nga 30 nëntori, më shumë se 48,500 njerëz janë zhvendosur, një shifër e rritur shumë në krahasim me 14,00 të regjistruar më 28 nëntor“, tha në një deklaratë kreu i OCHA Thomas Fletcher.

Ndërkohë, përfaqësuesja e SHBA në OKB, Linda Thomas Greenfield tha se situata është alarmante.

“SHBA kanë kërkuar negociata në Siri për një kohë shumë të gjatë, por është regjimi i Asadit ai që ka injoruar rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe ka refuzuar të ulet në tryezën e bisedimeve”, u shpreh ajo duke shtuar se qeveria amerikane po monitoron situatën nga afër dhe po punon për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti.

“Ne duam të gjejmë një rrugëdalje për popullin e Sirisë për të arritur sigurinë dhe paqen,” vuri në dukje ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy