
Nuk kanë të ndalur dorëheqjet në Lëvizjen Vetëvendosje. Pas Visar Ymerit, Dukagjin Goranit dhe Dardan Molliqaj është radha e deputetes Donika Kadaj Bujupi që të dorëhiqet nga të gjitha postet që ajo kishte në Vetëvendosje.
Fillimisht ishte menduar se Kadaj do të jetë krah liderit të padiskutuar siç e quante ajo, Albin Kurtin, por gjërat ndryshuan pas mbledhjeve që kishte kjo parti, raporton indeksonline. Për herë të parë Donika Kadaj Bujupi, rreshtohet tek grupi i të pakënaqurve. Bujupi e kishte braktisur më herët mbledhjen e të hënës me arsyetimin se ka disa detyrime për të kryer.
Duket se situata brenda Vetëvendosjes nuk është e qetë, pasi dorëheqjet e kanë qenë të njëpasnjëshme. Shumë prej drejtuesve të Vetëvendosjes kanë qenë kundër rikandidimit të Albin Kurtit në krye të Vetëvendosjes duke shprehur hapur edhe pakënaqesitë që kanë deputetët dhe disa prej figurave kryesore.



