Rrëmbehet Maria Kolesnikova, kundërshtarja e Lukashenkos në Bjellorusi

Rrëmbehet Maria Kolesnikova, kundërshtarja e Lukashenkos në Bjellorusi

Maria Kolesnikova, kundërshtarja e presidentit bjellorus Lukashenko, është rrëmbyer nga persona të maskuar. Kështu raportohet nga mediat lokale atje, që gjejnë edhe referim te BBC.

Një dëshmitar i tha agjensisë së lajmeve bjellorusë ‘Tub.by’ se burra të maskuar fillimisht i morën telefonin Kolesnikova-s dhe më pas e shtynë atë duke e futur në një minibus këtë të hënë në mëngjes. Policia e Minskut ende nuk e ka komentuar një ngjarje të tillë.

Ajo ishte një nga tre gratë që bashkuan forcat përpara zgjedhjeve presidenciale të Gushtit për të sfiduar Alexander Lukashenko-n, për të cilin BE thotë se nuk e njeh si president, pasi e akuzon për vjedhje votash. Gjithsesi aleati më i madh i Lukashenkos, Putin, pritet që shumë shpejt të vizitojë Bjellorusinë.

Ndërkohë edhe këtë fundjavë protestat vijuan ndaj presidentit. Ministria e Brendshme tha se arrestoi 633 persona të dielën pas një fundjave të katërt radhazi të protestave. Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe qindra janë plagosur që prej fillimit të protestave, ndërsa autoritetet janë përpjekur të shtypin këtë ngritje të popullit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy