Ikën Palmer, Gabriel Escobar bëhet i dërguari i ri i SHBA për Ballkanin

Ikën Palmer, Gabriel Escobar bëhet i dërguari i ri i SHBA për Ballkanin

Zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Gabriel Escobar, do të marrë detyrën e zëvendësndihmës sekretarit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin amerikan të Shtetit.

Nga 7 shtatori, Escobar do të ushtrojë detyrën që ka mbajtur deri tani Matthew Palmer. Lajmin e ka konfirmuar për Evropa e Lirë ambasada amerikane në Serbi.

Escobar u emërua në postin e zëvendësshefit të misionit në Ambasadën amerikane në Beograd në gusht 2019.

Diplomat karriere dhe njohës i mirë i Ballkanit, ai është nderuar gjashtë herë nga Departamenti amerikan i Shtetit me Çmimin e Lartë të Nderit dhe një herë me Çmimin për Merita të Larta. Ai po ashtu është nderuar nga DASH-i për Çmimin për Shërbimin Civil si dhe ka marrë Çmimin për Shërbim Ushtarak.

Po ashtu ai ka mbajtur pozita të larta në Ambsadën amerikane në Bagdad, në La Paz, Peshavar si dhe ka qenë udhëheqës i ekipit amerikan për rindërtim në Kirkuk të Irakut.

Gabriel është diplomuar në Universitetin Colombia në Nju-Jork dhe flet gjuhën spanjolle, ruse, italiane, serbe, çeke dhe portugeze.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy