Arrestimi i Metës, Hasani: E pafalshme mënyra e arrestimit, u arrestua për të balancuar arrestimin e Çyrbjes (VIDEO)

Arrestimi i Metës, Hasani: E pafalshme mënyra e arrestimit, u arrestua për të balancuar arrestimin e Çyrbjes (VIDEO)

Ish gjyqtari Shaqir Hasani në MCN Inaformacion e ka konsideruar të pafal;shme mënyrën e arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta ku u shpreh se arrestimi i tij erdhi për të balancuar arrestimin që ndodhi me deputetin e partisë socialiste Cyrbjes.

Ai tha se problemi nuk është fakti se sa do dënohet çifti Meta, problem për mua është mosbarazia para ligjit. Sipas tij, CEZ-DIA ka pas interesa të mëdha financiare dhe se veprat si korrupsioni janë të vështira për tu hetuar.

Arrestimi i Metës është përfolur prej kohësh në formë presionesh, në formë informimi dhe dezinformomi, por realiteti e tregoi sot, u arrestua dhe për mendimin tim është arrestuar për të balancuar arrestimin që ndodhi me deputetin e partisë socialiste por arrestimi i këtij të fundit është një vetë sakrifikim për hir të partisë së tij.

Nuk është problem fakti që është arrestuar, aty e kanë pasur por s’kishte nevojë për një arrestim të dhunshëm dhe të bënin shoë. Ai është një person me shumë detyra në historinë e Shqipërisë. Është e pafalshme mënyra e arrestimit, forma që kanë ndjekur.

Me këto akuza që rëndojnë mbi të, problemi për mua nuk është fakti se sa do dënohet çifti Meta me 7, 5 apo me gjobë, problem për mua është mosbarazia para ligjit. Unë e njoh pak a shumë rastin CEZ DIA dhe e habitshme është si ka mundësi që i ka shpëtuar SPAK tërheqja e shtetit shqiptar nga arbitrazhi me 1mld e gjys euro, tërheqje.

Unë kam dëgjuar njëherë se u tërhoq njëherë për efekt të votës në parlament, një votë 1 mld e gjys euro, si ka mundësi që kjo i ka shpëtuar SPAK sepse në të gjithë republikën e Shqipërisë merr pjesë avokatura e shteti institucionet për ta çuar në tre shkallë, si ka mundësi që u tërhoqën për 1mln e gjys. Aty ka pas interesa të mëdha financiare dhe se kush i ka marrë këtë duhet ta hetojë SPAK. Këto janë vepra atë vështira për tu hetuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy