Teologu Cako shpjegon rëndësinë e kreshmës për ortodoksët: Zgjat 40 ditë, periudhë zie dhe jo dietë

Teologu Cako shpjegon rëndësinë e kreshmës për ortodoksët: Zgjat 40 ditë, periudhë zie dhe jo dietë

I ftuar në emisionin ‘Zgjohu me MCN’ teologu Miron Cako ka folur për kreshmën ortodokse konkretisht atë të përgatitjes para periudhës së Pashkëve.

Ai tregon se kjo kreshmë ka nisur në ditën 3 mars dhe zgjat 40 ditë, teksa shpjegon dhe rëndësinë e saj për besimtarët ortodoksë.

Teksa ka bërë dhe një dallim mes agjërimit dhe kreshmës Cako ka shpjeguar dhe gjithë dobitë e saj.

Agjërim do të thotë të mos konsumosh ushqim gjatë gjithë ditës, ndërsa kreshma është më pak liberale se mund të konsumosh ushqime bimore por jo shtazore.

Ne të krishterët e mbajmë pothuajse në mënyrë periodike gjatë gjithë vitit. Pastaj kemi dhe periudha të tjera si kjo para pashkëve. Kreshma vjen nga latinishtja dhe do të thotë 40 ditë, prandaj quhet kreshmë.

Ndonjëherë ligjet e zotit na duket të vështira por dhe në rrugë ka tabela ku thuhet mos. Kështu është jeta kreshma kështu filloi. Njeriu që kur u krijua në zanafillë ishte vegan të hante vetëm ushqime bimore dhe ju tha ha nga të gjitha bimët e kopshtit përveç frutit të keq, por njeriu prishi ligjin kreshmor dhe u bë në qenie e kontrolluar nga materia.

Kur njeriu ha me tepricë dhe pa zgjedhur ul dhe vitet e jetës. Në këtë periudhë hahet vetëm ushqimi me bazë bimore dhe përjashtohet mishi, ushqimet shtazore. Kur fillojmë kreshmën ne qëndrojmë 3 ditë pa ngrënë e pa pirë, pastaj fillon dhe kreshma ku ne ushqehemi me bazë bimore por dhe kjo e reduktuar.

Kur qëndron 3 ditë pa ngrënë e pa pirë njeriu fillon të ndjehet një qenie njerëzore, plus që dhe vetë trupi ka nevojë të bëjë një detox për tu ndjerë mirë.

Do pak forcë dhe karakter, por njeriu udhëhiqet nga mendja dhe jo stomaku dhe në këtë periudhë afrohet më tepër me Zotin. Po ashtu thuhet se dhe qelizat kanceroze nuk ushqehen dhe bëjnë që ato të vdesin, janë gjëra që sot shkenca u jep të drejtë.

Nuk është detyrim taksativ, por ata që kanë mundësi, përjashtohen njerëzit që punojnë rëndë, nënat me gji, apo gratë shtatzëna nuk mbajnë kreshmë. 6 muaj janë kreshmë dhe 6 muaj janë të lira gjatë periudhës së vitit për të krishterët ortodoksë.

Të gjitha këto ndihmojnë sepse njeriu nuk është vetëm mish dhe në marrëdhëniet seksuale sepse dhe një marrëdhënie seksuale pa dashuri nuk është morale. Kjo kreshmë tani është pa vaj, do ushqehesh i moderuar, lejohet rrushi dhe jo vera. Kreshma është periudhë zie, nuk është për dietë, është si një mjet për të forcuar karakterin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy