
Analisti Ben Andoni tha përmes një lidhjeje Skype me studion e lajmeve të MCN Tv se të dy liderët, si kryeministri Rama dhe kryedemokrati Berisha i kanë krijuar bezdi të madhe publikut.

Sipas Andonit është e pamundur të gjesh elementë mirëfilli demokratike në këtë fushatë, megjithëse shton se në krahasim me fushatat e kaluara është më e rregullta.
Kjo fushatë në krahasim me fushatat e tjera është më e rregullta. Është e pamundur të gjesh elemente mirëfilli demokratike. Që në momentin që dy kandidatët kryesorë nuk përballen me njëri-tjetrin, çdo gjë tjetër që mundohemi të analizojmë bie poshtë.
Fushata e PS gjithmonë me një formë të kuruar dhe me elementë forme të gjetur, ndërsa pjesa e Berishës me mënyrën për të shkuar te publiku dhe 2013.
Ka një element që mund të trajtohej ndryshe, viti 2013 kur u largua PD ishte viti i një korrupsioni të madh për nivelet e asaj kohe. Humbja që pati PD ishte humbje fatale. Ndërkohë te PS-ja, mënyra e formës që ka zgjedhur Rama e ka larguar nga përmbajtja. Ka një apati të madhe të publikut se janë të lodhur nga diskursi i Ramës, jo vetëm shfajësohet për gjithçka, por mundohet të justifikojë dhe gjërat që janë të pajustifikueshme, se Rama jo vetëm.
Të dy liderët jo vetëm janë të lodhur, por i kanë krijuar bezdi të madhe publikut që kanë përballë. Dy kryetarët e partive nuk e mendojnë që do kenë pushtet absolut.
Nuk e shoh shumë të madh rolin e LaCivita-s në PD.



