“Kurti zhvendos vëmendjen me Klanin e Novi Sad-it”, Abazi: Ka dy opsione, ose draftimi i Asociacionit, ose përplasje të tipit të Enver Hoxhës!  (VIDEO)

“Kurti zhvendos vëmendjen me Klanin e Novi Sad-it”, Abazi: Ka dy opsione, ose draftimi i Asociacionit, ose përplasje të tipit të Enver Hoxhës! (VIDEO)

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës Haki Abazi tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se deklaratat e Kurtit për Klanin e Novi Sad-it janë më tepër sensacione se sa diçka e re. Abazi tha se Kurti po bën zhvendosjen e vëmendjes së qytetarëve duke mos dashur të flasë për diskutimet me 5 emisarët perëndimorë, që sipas tij i kanë vendosur një vijë të kuqe që t’u përmbahet marrëveshjeve të firmosura në Ohër dhe Bruksel. Sipas Abazit gjërat tanimë kanë shkuar aq larg, saqë dy opsionet që i mbeten qeverisë së Kosovës është ose draftimi i Asociacionit, ose retorika e tipit të Enver Hoxhës se po përballon imperialistët europian dhe ata amerikan.  

Ky përkufizmi i Klanit të Novi Sadit është më tepër një informacion sensacion në vorbullën e ngjarjeve dhe zhvillimeve, se sa ndonjë gjë e re, sepse është e ditur që Raidonçiç dhe Veselinoviç, dy njerëz të listës nga Thesari Amerikan, kanë vendosur bazat në Novi Sad. Novi Sad-i ka qenë kryeqendra e Vojvodinës. Me politika të ngadalshme Serbia ka tentuar ta bëjë qendër të fashizmit serb, aty Raidoçiç dhe Veselinoviç kanë vendosur bazat e tyre duke përfituar financiarisht nga ekonomia jo legale në Kosovë, tregtia e mineraleve dhe jo vetëm, kjo s’do bëhej pa mbështetjen e autoriteteve në Beograd dhe tolerancës së autoriteteve Kosovës. Kjo është e parëndësishme pas vizitës së 5 emisarëve nga BE dhe SHBA.  Nuk kuptoj pse Kurti merret me çështje margjinale. Edhe kërkesa paradoksale për krijimin e Gjykatës Speciale për këta kriminelë serbë atje. Unë mendoj se ajo që duhet të bëhet është që Serbia të detyrohet të merret me mungesën e drejtësisë dhe ligjit brenda territorit, dhe të vendoset në veprim Prokuroria për ato që kanë bërë sulmin në Kosovë. Serbia është vendi i vetëm në Ballkan që mund të quhet deep state. Ka shtresa të kriminalizuara brenda sistemit shtetëror dhe të tjera. Kurti po bën një zhvendosje të vëmendjes së qytetarëve. Duke mos dashur të flasë mbi diskutimet me 5 emisarët, që kanë vendosur një vijë të kuqe për Kurtin, për marrëveshjen që ka firmosur në Bruksel dhe Ohër, tenton ta mbajë lojën në nivelin lokal dhe të merret me Novi Sad-in. Gjykata Speciale s’është reale, është humbje kohe. Nuk do ndodhë që pas Gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë që bashkësia ndërkombëtare të bëj hap tjetër.  Është hipokrite që po të njëjtët të kërkohen të ekstradohen në Kosovë, përderisa vet ne i kemi lejuar të shkojnë ata në Serbi. 

Ky format i dialogut e kemi parë që për 10 vite as që ka prodhuar rezultate konkrete të normalizimit të marrëdhënive, as ka përmirësuar jetën e qytetarëve, por ka mbajtur një konflikt të ngrirë Kosovë-Serbi, që potencialisht mund të shpërthejë në çdo moment. Formati është i gabuar. Në rekomandimin tim para 2 viteve i kam thënë z.Kurti dhe zv.kryeministrit që duhet të kërkohet që të ndërrohen binarët e dialogut. Të ndahej integrimi europian jashtë dialogut me Serbinë. Kurti dhe Bislmi s’pranuan që të ndaheshin dy binarët, integrimi dhe dialogu. Tashmë është vonë sepse z.Kurti e ka pranuar marrëveshjen në Bruksel dhe planin e zbatimit në Ohër. Përfshihen edhe respektimi i të gjitha marrëveshjeve të mëparshme për formimin e Asociacionit.  Kemi shkuar aq larg saqë tani ka dy opsione, duhet të filloj menjëherë pa kushte që të bëhet draftimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe opsioni i dytë është vazhdimi i përplasjes me egocentrizmin e tipit të Enver Hoxhës, që këta janë imperialistë dhe ne mund t’i bëjmë ballë presionit erupian dhe amerikan! Z.Kurti ka ngrënë shumë bukë me Lajçkaun edhe në vende private. Ka pranuar fajin për eskalimin në Veri. Kjo piramidë ku qëndron z.Kurti është kaq fraxhile, si piramidë letre, nëse nuk i dëgjon do bjerë në tokë dhe do dëmtohet Kosova. Mendoj që hapi i radhës do ishte mbajtja e zgjedhjeve në Veri, për të parë nëse disponimi i qytetarëve serbë është që të largohen nga kriminelët dhe të zgjedhin liderët e tyre”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy