Kryeministri Mickoski: Dënoj thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë

Kryeministri Mickoski: Dënoj thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka dënuar thirrjet ksenofobe dhe anti-shqiptare, që u bënë gjatë një ndeshjeje basketbolli, ku edhe ai vet ishte i pranishëm. Duke folur për mediat, Mickoski tha se “nuk i kishte vënë re” thirrjet e tifozëve, që sipas tijë janë bërë nga një grup i vogël personash. 

Dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’iu bashkuar dënimit të nacionalizmit dhe ksenofobisë, së pari për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë (së Veriut) dhe Rumanisë, e më pas për të dërguar një mesazh te të gjitha grupet e tifozëve: të mbështesin në mënyrë sportive, ta përkrahin ekipin e tyre dhe përfaqësuesen kombëtare të Maqedonisë”, tha Mickoski.

Ai tha se thirrjet kundër shqiptarëve “do të jetë objekt hetimi dhe sanksionesh, pa marrë parasysh nga vjen”. 

Dua të përsëris edhe një herë: e dënoj në mënyrë absolute brohoritjen e pazakontë dhe të papranueshme të disa individëve, të cilët nuk hasën në mbështetje nga asnjë prej të pranishmëve në sallë”, tha Micoski për ngjarjen, e cila po hetohet tashme nga Prokuroria. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy