Vuçiç: Kam informacione se në Kosovë po planifikohet arrestimi i policëve serb

Vuçiç: Kam informacione se në Kosovë po planifikohet arrestimi i policëve serb

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka thënë sot  për tv shtetëror serb, se autoritetet e Prishtinës, me qëllim që të dobësojnë mbrojtjen e veriut të Kosovës, kanë për qëllim që të hënën të arrestojnë disa policë serbë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i tha RTS-së se se ka informacione se autoritetet e Kosovës planifikojnë të arrestojnë 26 policë nga veriu i Kosovës dhe 15 të tjerë, me pretekstin që janë të përfshirë në korrupsion

- Ata duan të arrestojnë 26 oficerë serbë nga Veriu i Mitrovicës dhe 15 të tjerë, me pretekstin se kanë marrë pjesë në korrupsion dhe gjëra të ngjashme, dhe qëllimi është që Kosova dhe Mitrovica e Veriut të mbeten të pambrojtura, dhe ata duan ta bëjnë këtë gjë në mënyrën më të pistë - tha Vuçiç për Programin e mëngjesit të RTS, transmeton Blic.

Sipas tij, për këtë qëllim të Prishtinës i ka informuar edhe institucionet ndërkombëtare dhe se “dje personalisht ka zhvilluar disa biseda telefonike”, sikurse tha se ka bërë edhe Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën.

Presidenti serb, gjatë kësaj interviste, komentoi edhe Rezolutën që Prishtina miratoi dje, në të ashtuquajturën “gjenocidi serb”. Sipas tij, disa vende në Ballkan nuk e kuptojnë dhe nuk mund të gjejnë një rrugë për të ardhmen.

“E vetmja mënyrë për të parë aty është urrejtja ndaj popullit serb, edhe pse gjithmonë thuhet se kjo është kundër atyre që kryen krime kundër popullit të tyre. Dhe kjo urrejtje nuk duhet të kthehet në punë, biznes, tregti, ekonomi. Disa kanë veshur kostume, kanë vënë krevata, kanë dal nga pyjet, dhe mendojnë se në atë mënyrë flitet” ka thënë Vuçiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy