Kokaina/ BKH shton kontrollet në portin e Durrësit, pjesë e hetimeve dhe përgjimet

Kokaina/ BKH shton kontrollet në portin e Durrësit, pjesë e hetimeve dhe përgjimet

Pas zbulimit të një sasie prej 33.5 kilogramë lënde narkotike të llojit kokainë tri ditë më parë në një kontejner me banane të BanKing, janë intensifikuar kontrollet në portin e Durrësit.

Paralelisht me to, Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me strukturat të tjera vendore ligjzbatuese po vijojnë hetimet, që kanë përfshirë punonjësit e portit.

Burime bëjnë me dije për MCN se pjesë e tij janë edhe përgjimet, që kanë ngritur pikëpyetje edhe mbi sasi të tjera lëndësh narkotike, që mund të hyjnë në vendin tonë nëpërmjet kësaj pike kufitare.

Paraditen e sotme bë Gjykatën e Durrësit u zhvillua paraditen e sotme seanca për caktimin e masës së sigurisë për tre të arrestuarit, për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike” “Falsifikim kompjuterik”

Gjykata caktoi si masë sigurie 45 ditë “arrest me burg” për tre të arrestuarit, administratorin Petrit Demishaj dhe dy punonjësit Alban Naziraj dhe Artur Sevdaraj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy