Halilaj: Tik-Tok, një enë bosh që bën shumë zhurmë

Halilaj: Tik-Tok, një enë bosh që bën shumë zhurmë

Helena Halilaj, pedagoge e komunikimit, analizoi në studion e MCN efektet e rrjeteve sociale te fëmijët dhe ndikimin që kanë personazhet e Tik-Tok te ta. Ajo bëri një identikit të personazheve tipike të këtij rrjeti, i cili, sipas saj, në rastin më të mirë u merr kohë të vyer fëmijëve, por edhe të rriturve.

Në rrjetet sociale ka shumë faqe false që individë të caktuar përndjekin të tjerët. Kjo në gjuhën ligjore është përndjekje. Janë njerëz që e kanë bosh jetën e tyre. Ndoshta nuk i kanë dashur, kanë deficenca.

Mendoj që Tik-Tok është një formë e mirë për të marketuar. Por duhet të kesh autokontrollin tënd dhe të fëmijëve. Ne kemi thënë që ajo që është shqetësuese është kalimi nga një fazë e papranueshme në një fazë që gjithçka duket normale.

Ne u japim shumë vëmendje këtyre njerëzve dhe ata fitojnë konsumatorë. Në momentin që ata na marrin kohë, e kanë realizuar qëllimin e tyre. Ne pyesim si ka mundësi që shesin jetën e tyre private. Përgjithësisht nuk kanë ndonjë arritje në jetë këta individë. Kanë shumë shpërndarje. Tik-toku është një enë e madhe bosh, që kërcet si të gjitha enët bosh.

Halilaj e vuri theksin te kujdesi prindëror dhe përcjellja e një modeli të mirë te fëmija.

Nëse mami nuk ka një libër në dorë, fëmija nuk ka ku ta gjejë shembullin. Siç kemi shembujt e veshjes, kujdesit dhe gatimit, vlen edhe libri. Fatkeqësisht, çdo gjë nis nga brenda. Problem është sa i kemi marrë ne autorët që përmendim dhe sa i kemi njohur fëmijët me ta. I jepet shumë rëndësi dukjes dhe jo marrëdhënies. Gjuha e komunikimit është e tillë që e nxit tjetrin të të përgjigjet me të njëjtën mënyrë. Ka mënyra për ta kontrolluar fëmijën tënd. Nuk ka fëmijë që do të rrijë non stop mbi libra. Duhet të gjenden format që të rivalizohet ndikimi i rrjeteve sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy