Rusta: SPAK pezullon prefektin e Bashkisë Kukës, favorizoi 'Kastratin' në një tender hidrokarburesh (VIDEO)

Rusta: SPAK pezullon prefektin e Bashkisë Kukës, favorizoi 'Kastratin' në një tender hidrokarburesh (VIDEO)

Me kërkesë të prokurorisë së Posaçme është pezulluar nga detyra prefekti i qarkut të Kukësit, Granit Gjana, i cili akuzohet se ka abuzuar me tenderat në kohën kur ishte nënkryetar i bashkisë së këtij qyteti.

SPAK bën të ditur se nga provat e grumbulluara është krijuar dyshimi se Gjana në cilësinë e nën kryetarit të bashkisë, ka konsumuar elementë të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Gazetari Arsen Rusta në një lidhje live me MCN u shpreh se Gjana ka penguar një kompani që të merrte pjesë në 2 tendera për “blerje karburanti” në vlerën e 21 milionë lekëve.

Hetimet për bashkinë, pushtetin lokal në Kukës janë zgjeruar, ku kompania  “Ufo Cengu Shpk” pretendon se Safet Gjici, nënkryetari dhe administrata ka shkelur ligjet dhe ka favorizuar kompaninë “Kastrati Group” për një tender me procedurë blerje hidrokarburesh me vlerë 21 milionë lekë.

MCN ka mësuar më herët se kompania “Ufo Cengu pretendon se është skualifikuar padrejtësisht dhe se BKH ka sekuestruar tashmë dokumentet e kësaj procedure të tenderimit publik.

Nga dokumenti ëhstë zbuluar se ka qenë pikërisht Gjana që ka penguar dhënqien e këtij dokumenti dhe s’kualifikimin e padrejtë të “Ufo Cengu Shpk”.

Granit Gjana u emërua Prefekt i Kukësit pas lirimit nga kjo detyrë të Albert Halilajt, I cili u zgjodh më pas kryetar i Bashkisë pas zgjedhjeve që u përsëritën si pasojë e një videoskandali të ish-kryebashkiakut Safet Gjici.

Tashmë i mbetet qeverisë shqiptare si institucioni që duhet të zgjedhje prefektin për të zëvendësia Granit Gjanën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy