Zbulohet banesa në Tiranë e përshtatur si qendër masazhi për prostitucion, një në pranga, procedohen dy vajza

Zbulohet banesa në Tiranë e përshtatur si qendër masazhi për prostitucion, një në pranga, procedohen dy vajza

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Camouflage”, ka zbuluar një banesë të marrë me qira, e përshtatur si qendër masazhesh ku ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Nga ana e uniformave blu, është vënë në pranga pronari dhe janë proceduar penalisht dhe dy punëtoret e qendrës së masazheve.

I arrestuari është Alban Durmishi, 29 vjeç, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

29-vjeçari pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri”, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara dy shtetase, dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dy punëtoret, F. D., 19 vjeçe dhe E. T., 20 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Lidhur më këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për ndjekje të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy