
Banka Botërore miratoi një financim emergjent prej 723 milionë dollarësh, për të ndihmuar Qeverinë e Ukrainës që të paguajë pagat dhe pensionet e sektorit publik.
Banka tha se paketa përfshin financime nga Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Suedia, Japonia, Danimarka, Letonia, Lituania dhe Islanda.
Banka Botërore po ashtu tha se po punon për të lëshuar 3 miliardë dollarë të tjerë për Ukrainën dhe vendet e saj fqinje, në muajt e ardhshëm.
Në deklaratën e saj, ajo tha se do të ofronte mbështetje shtesë për fqinjët e Ukrainës pasi ata pranojnë më shumë se 1.7 milionë refugjatë.
"Grupi i Bankës Botërore qëndron me popullin e Ukrainës dhe rajonit," tha Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass në deklaratë.
Ky është i pari nga shumë hapat që ne po ndërmarrim për të ndihmuar në adresimin e ndikimeve të gjera njerëzore dhe ekonomike të kësaj krizë.



