Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka përmbyllur takimet në Strasburg, ku tha se çoi shqetësimin e opozitës për korrupsionin dhe krimin në Shqipëri dhe rrezikun që vullneti i qytetarëve shqiptarë të deformohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Deputetja e PD-së, Ilda Dhori, tha në studion e lajmeve se takimet prodhuan impaktin që demokratët prisnin.

Sot disa prej përfaqësuesve të opozitës janë të privuar nga liria. Përmend këtu zotin Berisha, zotin Salianji. Kishte mjaft aspekte të realitetit shqiptar që ishin të panjohura për sferën dhe arenën ndërkombëtare. Kjo sepse Rama është investuar jashtë mase në propagandimin e një tjetër realiteti. Nuk ishte ndonjë gjë e jashtëzakonshme, por prodhoi impaktin që ne prisnim.

Sensibilizim pati sepse shumë deputetë kërkuan takime me përfaqësues të opozitës. Pritshmëritë dhe ndryshimin e realitetit ne i marrim vetëm prej shqiptarëve. Por ndërkombëtarët në të gjithë jetën politike luajnë një rol të rëndësishëm. Ne na kanë premtuar se do të ketë rol të shtuar. Ne do të kërkojmë akoma më shumë mbështetje ndaj opozitës për të realizuar qëllimin tonë final. Kërkojmë që vota e shqiptarëve ashtu siç është nisur të mbërrijë në numërim. E kemi vënë theksin te miratimi i një rezolute për një qeveri teknike.

Dhori tha më tej se bashkë me kolegët demokratë ka takuar disa eurodeputetë, me të cilëve edhe Fredi Beleri, i cili e ka mbështetur këtë nismë që në fillim.

Kanë qenë disa eurdeputetë që i ka renditur Gazmend Bardhi në postimin e tij në Facebook. Interesi ishte i madh. Zoti Beleri ka qenë me ne që ditën e parë që kemi mbërritur aty. Kemi mbështetjen e plotë të tij. McCallister dhe një sërë figurash të tjera kanë qenë pjesë e këtyre takimeve. Më datën 29 kemi protestën e radhës.