Macron takon në Pallatin Elysee Trumpin dhe Zelenskyn

Macron takon në Pallatin Elysee Trumpin dhe Zelenskyn

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, të shtunën ka pritur në një takim në Pallatin Elysee presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe homologun ukrainas Vlodymyr Zelensky, përpara se të shkojnë në ceremoninë e rihapjes së katedrales “Notre-Dame”.

Duke folur për mediat, Trump ka thënë se me Macronin kishin sukses të madh sa kishin bashkëpunuar gjatë mandatit të parë të republikanit në Shtëpinë e Bardhë.

Dhe sigurisht duket sikur bota po çmendet pak tani. Dhe ne do të flasim për këtë”, ka shtuar Trump.

Udhëtimi në Francë shënon kthimin e Trumpit në skenën botërore, por tashmë duke u përgatitur për të trajtuar një mori krizash ndërkombëtare.

Katedralja “Notre Dame” do të rihapet pesë vjet pas zjarrit që shkatërroi monumentin 850-vjeçar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy