Vdekja e mbretëreshës Elizabeth II ka ndezur një fushatë të gjallë në rrjetets sociale indiane duke bërë thirrje për kthimin e Koh-i-noor, një prej diamanteve më të mëdhenj në botë, i cili qëndron në qendër të kurorës së sundimtarit britanik.
Dhjetëra mijëra postime në Twitter, duke përfshirë shumë reagime ndaj mesazhit të ngushëllimit të kryeministrit indian Narendra Modi për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës, pretendojnë se ka ardhur koha për ta rikthyer diamantin në Indi dhe po i bëjnë thirrje qeverisë që të zbatojë kthimin me qeverinë e Londrës.
Diamanti 105 karatësh, emri i të cilit në persisht do të thotë “mali i dritës”, ka qenë prej kohësh në qendër të një debati politik dhe ligjor midis dy vendeve, ku shumë indianë janë të bindur se perla e zbuluar në Indi në shekullin e 14-të ishte “vjedhur” gjatë regjimit kolonial.
Në vitin 2016, diamanti ishte në qendër të një beteje ligjore kur një OJQ i kërkoi gjykatës që të urdhëronte qeverinë që ta kthente diamantin në Indi. Avokati i shtetit më pas argumentoi se diamanti kishte qenë “një dhuratë për kompaninë e Indisë nga sundimtarët e Punjabit dhe se ai nuk ishte vjedhur”.
Por qeveria më vonë ndryshoi qëndrimi dhe ministri i Kulturës njoftoi qëllimin e tij për të rikthyer Koh-i-noor me anë të një marrëveshje miqësore, megjithëse asgjë nuk ka ndodhur gjatë kësaj kohe.



