Aktorja e dashur turke ka njoftuar se ka hequr dorë nga kinemja.
Nebahat Çehre, e cila u bë e njohur në Shqipëri për rolin e saj në serialin “Diamante dhe Dashuri” dhe “Sulejmani i madhërishëm”, nuk do të luajë më filma apo seriale.
“Kam xhiruar 125 filma, nuk dua më!”-ka thënë Nebahat.
Kur e pyetën gazetarët nëse ky vendim ishte i pakthyeshëm edhe nëse do kishte një ofertë të parefuzueshme 74-vjeçarja është përgjigjur: “Ska asgjë të parefuzueshme”.
Edhe pse në moshë të madhore ajo është shumë e bukur dhe mjaft tërheqese, si edhe do ti mungojë shumë publikut.



