Partia e ekstremit të djathtë, Bashkimi Kombëtar, i Marine Le Pen kryeson në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Francës të dielën, duke siguruar 34% të votave sipas Exit Polle-ve. Fronti i Ri Popullor i majtë pasoi në vendin e dytë me 28.5%, Ansambli qendror i Macron 20.3% dhe LR konservatore 10.2%.
Kujtojmë se zgjedhjet po zhvillohen pasi presidenti francez Emmanuel Macron më 9 qershor shpërndau Parlamentin dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme legjislative.

Raundi i parë i votimit u zhvillua sot, ndërsa raundi i dytë do të mbahet më 7 korrik. Në këto zgjedhje janë 577 mandate parlamentare. Ndërsa kryeministri i ardhshëm i Francës ka të ngjarë të vijë nga partia ose koalicioni që fiton më shumë vende në Parlament.



