
Pasuritë minerare dhe energjetike që ndodhen në territoret e bashkive nuk po përkthehen në zhvillim për komunitetet lokale. Edhe pse këto zona kontribuojnë ndjeshëm në buxhetin e shtetit, vetëm një pjesë shumë e vogël e të ardhurave nga renta minerare u kthehet pushteteve vendore. Mirdita është një nga rastet më domethënëse të kësaj problematike.



