Ish-kancelari gjerman Gerhard Shrëder padit Parlamentin gjerman dhe kërkon të rimarrë zyrën e tij dhe privilegje të ndryshme.
Në pranverë, Komisioni i Buxhetit i Bundestagut ia hoqi Shrëderit të drejtën për një zyrë, një ekip asistentësh dhe privilegje të tjera që zakonisht rezervohen për ish-udhëheqësit e qeverisë.
Tani Shrëde ka ndërmarrë veprime ligjore, siç konfirmoi avokati i tij për Dpa.
Vendimi i Komisionit Parlamentar vjen për faktin se Shrëder nuk do të respektonte më si duhet rolet dhe detyrat zyrtare të një ish-kancelari dhe detyrimet e kërkuara. Vitin e kaluar, më shumë se 400,000 euro u shpenzuan për stafin e zyrës së Shrëder-it, ndërsa pensioni i tij personal prej 8,300 euro nuk u pezullua gjithsesi.
Ish-lideri socialdemokrat është kritikuar prej kohësh për pozicionet e tij ekzekutive në kompanitë shtetërore ruse, si dhe për miqësinë e tij të ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin. Pak ditë më parë, një vendim fillestar i një komisioni lokal të SPD-së ka refuzuar ndërkohë kërkesat për përjashtimin e Shrëderit nga Partia Socialdemokrate.



