Të paktën nëntë persona humbën jetën pas një incidenti në një qendër tregtare, në kryeqytetin e Ugandës.
Pas një shfaqje me fishekzjarre jashtë qendrës tregtare Freedom City në Kampala u shkaktua një rrëmujë, ku vdiqën 5 persona dhe u plagosën disa të tjerë.
Mësohet se 4 persona humbën jetën në spital, duke e çuar në 9 numrin e viktimave.
“Emergjencat mbërritën në vendngjarje dhe i transportuan të lënduarit në spital, ku u konfirmua se nëntë kanë vdekur”, thuhet në një deklaratë të autoriteteve vendase.
Mes viktimave mësohet se ka qenë edhe një i mitur.



