BE: Mund të ketë sanksione për qytetarët europianë që mbështesin referendumet në Ukrainë

BE: Mund të ketë sanksione për qytetarët europianë që mbështesin referendumet në Ukrainë

Komisioni Europian e konsideron si opsion vendosjen e sanksioneve individuale ndaj qytetarëve europianë që ndodhen në rajonet e Ukrainës ku po zhvillohen referendume “si vëzhgues”.

Kështu deklaroi Luc Pierre Devigne, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i SEA (Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm).

Çdo mbështetje për këto referendume do të konsiderohet e paligjshme dhe padyshim gjithçka do të varet nga niveli i pjesëmarrjes së dhënë.

Natyrisht, përgjegjësia për të përcaktuar nëse duhet të merren masa, rast pas rasti, bie mbi shtetet anëtare.

Sanksionet tona ekonomike ndaj Rusisë po funksionojnë: Rusia po vuan recesionin e saj më të keq që nga vitet 1990 dhe pret që PBB-ja e saj të bjerë me 11%, gjë që përfaqëson tkurrjen më të fortë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Deklarata e Devigne u bë në seancën dëgjimore në komisionet e përbashkëta për punë të jashtme dhe mbrojtje të Parlamentit Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy