Uji i cili dyshohet se përmbante acid dhe shkaktoi helmim tek tre persona në shkodër, nënë e birë dhe kamarierin e lokal "Chicago" në qendër të Shkodrës, është paketim me shishe qelqi i kompanisë Lajthiza.
MCN ka siguruar dosjen hetimore ku rezulton se “rreth orës 21.30 nënë e birë të ulur në tavolinën numër 14 të këtij lokali janë ndjerë keq pasi kanë pirë ujë nga paketimi 0.75 shishe qelqi uji Lajthiza”.
Uji është konsumuar nga shtetësja Alma Zeqiraj dhe djali i saj i mitur. Policia e Shkodrës rezulton se është njoftuar për këtë ngjarje nga urgjenca e spitalit.
Pasi Alma sështë ndjerë mirë ka thirrrur kamarierin e lokalit Mark Mareta, i cili pasi ka konsumuar edhe ai një gotë ujë nga ky paketim ka shfaqur simtoma dhe përkeqësim të shëndeetit.
Për të hetuar këtë ngjarje, janë sekuestruar 15 shishe bosh të ujit Lajthiza të konsumuara në lokal dhe një shishe bosh nga uji glina.
Hetimet po kryhen nën drejtimin e prokurorisë Gëzim Spahia ndërsa pistë e hetimeve është bërë edhe një falsifikim i produktit të kësaj kompanie.
MCN ka kontaktuar me kompaninë ku nëpërmejt telefonit ata thanë se kanë depozituar kallëzim penal dhe po presin të zbardhet ngjarja. “Të gjitha analizat e paketiemve të konsumuara në atë ambejt dhe ato të pakonsumuara kanë dalë në rregull duke treguar se uji është i konsumueshëm” sqaroi Lajthiza.
Sipas tyre, gjithçka është një truk për prishje të imazhit si një kompani lider në tregun e ujit dhe ata mebten në pritje të zbardhjes së ngjarjes nga prokuroria e Shkodrës.



