
Qindra mijëra njerëz u mblodhën sot në Athinë dhe qytete të tjera të Greqisë, për të kërkuar drejtësi në dy vjetorin e aksidentit tragjik të trenave në Tempi.
Gazetari Etmond Guri tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se protesta e sotshme është më e madhja e ndodhur në Greqi, të paktën në 40 vitet e fundit.
Sipas Gurit, çështja nuk u trajtua me prioritet nga organet e drejtësisë dhe u bënë veprime për të penguar zbardhjen e të vërtetës.
Bëhet fjalë për protestën më masivë në historinë e Greqisë, të paktën në 4 dekadat e fundit.
Organet policore flasin për 150-200 mijë protestues, por është e pamundur të jetë kjo shifër. Mund të jenë të paktën në Athinë më shumë se 400-500 mijë qytetarë, ndoshta miliona. Siç qe në Salanik apo qytetet e tjera të Greqisë.
Bëhet fjalë për protestën më masive të mbështetur nga çdo qytetar dhe nuk ka bërë vaki të në të kaluarën organizimi i një proteste kaq të madhe.
Në vend që drejtësia, organet kompetente të merrnin të gjitha masat që të bëhej ekzaminimi për t’u zbardhur dinamika e ngjarjes u bënë shumë veprime me kundërshtim me këtë gjë, që ngjallën më tepër zemërim.
U manipuluan komunikimet audio të përgjegjësve kompetentë, si në ministri dhe në hekurudha. Më pas brenda pak orëve u krijua një kompani fantazmë që menjëherë shkoi në vendngjarje dhe bëri gërmimin e inerteve duke i transportuar ato. Grupi hetimor nuk e trajtoi me përparësi këtë dinamikë. Ajo që ndodhi më pas, prokurorja që kërkoi më shumë detaje fatkeqësisht i biri i saj u zhduk dhe u gjet në një vend të shkretë, pa jetë dhe me shenja dhune në trup. Pati trysni ndaj prokurores dhe u tërhoq nga çështja.



