Ish-deputeti demokrat Genc Pollo, zgjedhjen e Bajram Begajt si President e cilëson si nevojë për të pasur dikë që nuk do vinte në diskutim zullumet e pushteteve të tjera.
Në studion e lajmeve të MCN Tv, Pollo tha se dy Presidentët e fundit i kanë rezistuar një ekzekutivi ekspansiv dhe abuziv.
Rama ka mundësinë dhe numrat për të caktuar dikë tjetër. Teatri me deputetët e opozitës ishte i padobishëm dhe aspak dinjitoz. Bazat detare janë zhvatur, ndërkohë që dy investimet madhore anijet luftarake dhe patrulluese të blera në Holandë në 2008 dhe helikopterët e blerë në Francë janë jashtë përdorimit.
Me situatën në Sazan po shohim që nuk i aktivizojmë dot që janë të pajisur me një kovë. E kemi të pamundur që me duar dhe lopata të vënë zjarrin nën kontroll.
Janë shpenzuar dyzina milionë euro, për shkak të zbusim ose korrupsionit dhe inkompetencës së Ministrisë së Mbrojtjes.
Edhe anijet nuk dalin dot në misione të vështira dhe helikopterët janë në remont prej shumë vitesh, këtu ka përgjegjësi ministri me aparatin civil dhe shtabi me shefin në krye.
Tashmë Presidenti i zgjedhur nuk ka marrë ndonjë masë për këto devijime në situatën e Forcave të Armatosura, cila është merita konkrete e zotit Begaj dhe kriteret e performancës këto dy vjet?
Cilat janë arritjet që e bëjnë të paktën normal, nuk po them të shquar? Kemi një situatë që nuk ka asnjë përmirësim. Kjo e ngarkon me përgjegjësi negative Presidentin e zgjedhur.
Sa i takon padisë në SPAK ndaj Begajt për pronat e ushtrisë, dhe deklaratave të Kryeministrit Edi Rama se paditë në SPAK janë bërë sport kombëtar, deklaroi se ata që kanë qenë para Begaj janë zhytur më thellë.
Do shohë çfarë rruge do marrë në organin e akuzës, Rama ka firmën e vetë te bazat detare dhe i takon të thotë që kallëzimet janë sporte kolektive.
Po të shikoni në një interpelancë shteruese, ministri i Mbrojtjes ka thënë që sa kam qenë unë nuk kam dhënë terren, po janë dhënë më parë, janë ndryshe për zhvillimin e vendit.
Por Rama ndryshe nga ministri aktual i Mbrojtjes, ka 9 vjet në detyrë, ka firmosur për zhvatjen e bazave detare për tua dhënë biznesmenëve të qarkut të ngushtë.
Sot kemi kandidatin për President të votuar nga mazhoranca, i cili në dy vote si shef Shtabi të Forcave të Armatosura, nuk ka ndonjë meritë ka një kallëzim për bazën e Shëngjinit.
Pse një njeri me hije të pasqaruara të kandidohet për President? Nuk besoj se kanë të bëjnë partnerët, është një seleksionim personal i Ramës.
Me që shefi i Shtabit në dy vjet nuk pati kurajon të denonconte çfarë kishte ndodhur dhe t’i dënonte, do kemi një President të dëgjueshëm që do t’i thotë po çdo vendimi të ngjashëm të qeverisë
I pyetur nëse ka ardhur koha që të normohet në Kushtetutë që në sistemin e Republikës parlamentare, Presidenti duhet të ketë qenë deputet, Pollo tha se diçka e tillë nuk është e thënë dhe se për zgjedhjen e kreut të shtetit, ka kritere të qarta në Kushtetutë.
Sipas tij, do ishte pozitive të ishte deputet, por Kuvendit i duhet lënë zgjedhje e lirë.
Zgjedhja e fundit është e tillë që nuk lë vend të gëzohesh. Deputetët e mazhorancës janë kthyer në një kope delesh që nuk vënë në diskutim asgjë.
Sa i takon deklaratës së ambasadores Yuri Kim se “PD do hante bar nëse do mbante Berishën”, Pollo deklaroi se “Barin dhe barnat duhet ti hajë dikush tjetër që ka folur në këtë mënyrë”.
Sipas tij, PD ka zgjedhur organet e saj dhe është riorganizuar me strukturat e saj.
Rivendosjen e një raporti me SHBA, Pollo tha se do vendosen në mënyrën dhe kohën e duhur, duke nënvizuar se uron që partnerët të luajnë rolin e tyre.
Nëse ka një krisje në raportin mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, pas firmosjes së këtij të fundit për lirimin e Bajram Begaj si shef të Shtabit të Forcave të Armatosura, për ta kandiduar për President, Pollo tha se është një episod i diskutuar më shumë nga sa vlen të diskutohet edhe ana formale kushtetuese, nuk është ndonjë problem i madh.
Ajo që i duhet opozitës është forcimi dhe zgjerimi i saj me këdo që do të bëjë opozitë demokratike në këtë vend. Grupet e opozitës koordinojnë njeri tjetrin, duhet modus bashkëpunimi.
Kur vijnë zgjedhjet e pushteti vendor duhet diskutuar mënyra e bashkëpunimit.



