Gjatë 24 orëve të fundit, forcat ruse kanë sulmuar 14 vendbanime në rajonin e Zaporizhzhia. Gjithsej 72 sulme artilerie u regjistruan në Orikhiv, Huliaipole, Zaliznychne, Olhivske, Charovne, Malynivka, Stepnohirsk dhe fshatra të tjerë të vijës së frontit. Po ashtu dhe 5 sulme me dronë janë regjistrua në Novodarivka dhe Levadne. Lajmin e ka bërë me dije në Telegram administrata rajonale, duke saktësuar se dyshohet se janë lënduar 21 persona, mes të cilëve 8 fëmijë.



