Nis puna për ndërtimin e xhamisë  së parë në Milano

Nis puna për ndërtimin e xhamisë  së parë në Milano

Xhamia e parë që do të ndërtohet në Milano të Italisë ka nxitur revoltë tek dhjetëra emigrantë. Xhamia është planifikuar të ndërtohet në zonën ish banjove publike e cila këto shtatë vite ka shërbyer si vend për strehimin e rreth 40 emigrantëve që nuk mund të përballojnë qiranë e një shtëpie në Milano.

Nga ish banjot publike të dikurshme aktualisht kishte mbetur vetëm një ndërtese që i përket vitit 1928 dhe që u përdor deri në 1999 për t’u braktisur më pas derisa në 2016 u kthye në një vend strehim për emigrantët. Pasi autoritetet lokale njoftuan emigrantët për projektin duke ju dhënë edhe një afat për largimin e tyre ata reaguan të revoltuar. Ata u shprehen se bashkia bashkë me truallin po shet edhe banorët e saj.

Ndërsa organizatat për të drejtat e emigrantëve u kërkojnë institucioneve që të marrin masa për strehimin e tyre. Pasi ata thonë se për të përfituar strehimin duhet të presin më vite, të plotësojnë dokumente të caktuara dhe të kenë kontrata të rregullta pune çka është e pamundur pasi ata kryejnë punë të përkohshme.

Pas revoltës së emigrantëve ka reaguar edhe presidenti i organizatës që fitoi të drejtën e ndërtimit Asfa Mahmoud i cili thotë se shpreson që autoritetet të gjejnë një zgjidhje për strehimin e banorëve.

“Shpresojmë që autoritetet e qytetit të gjejnë një zgjidhje për këta banorë, ne nuk duam të kemi një luftë me të varfrit. Ne duam të hyjmë në Via Esterle në një mënyrë paqësore ", tha Asfa Mohamed, biznesmen.

Pas situatës së krijuar autoritetet lokale premtuan se do t’i ndihmojnë emigrantët me strehimin veçanërisht ata të cilët kanë fëmije të mitur.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy