
Gazetari Ferdinand Dervishi tha në studion e lajmeve të MCN Tv se arratisja e Altin Ndocit ishte e mirëorganizuar dhe i paguar.
Dervishi tha se Ndoci është një terrorist në rrugë i cili mund të vrasë dhe prokurorë të SPAK-ut.
Ngjarja të jep përshtypjen se është e organizuar, e priste një makinë.
Përse u investua që ky njeri të lirohej? Për mua e kanë lënë të lirë vetë. Pse u investua grupi kriminal që e ka liruar? Ky njeri nuk ka më se çfarë humbet. Nëse kapet rrezikon burgim të përjetshëm.
Është pushkë në dorë të dikujt që mund të bëjë dëm shumë të madh. Më shkon mendja dhe tek prokurorët e SPAK. Nuk po dihet se çfarë po ndodh më në këtë vend.
Nuk ishte sëmurë, një njeri që vrapon aq fort nuk është i sëmurë.
E gjithë procedura është me probleme dhe njerëzit duhet të mbajnë përgjegjësi. Është arratisje e organizuar.
Që këtu merret vesh që gjithçka është e paguar.
Në momentin që ka ikur ka pasur për të përballur, një polic e gjysmë. Unë dyshoj dhe për këtë polic mashkull. Pretendohet që janë përleshur dhe ky e ka rrëzuar. Kur e ndjek polici është me syze, nëse janë përleshur atij duhet t’i kishte rënë. Kur përleshesh e para që fluturon nga koka janë syze. Është dhe një femër që i ka futur një bërryl dhe ka ikur.
Pse nuk u bllokuan rrugët? Ku është pjesa tjetër. Është lënë i lirë. Sistemi që kemi për sigurinë e të burgosurve të rrezikshëm është i dështuar. Është dhe policia e dështuar.
Ky njeri nëse akuzat ndaj tij SPAK i ka të qepura, nuk ka më çfarë humbet. Është një terrorist në rrugë. Një vrasës gjakftohtë në rrugë. Do mbarojë dhe ca porosi të tjera.
Ai do të bëjë një gjë shumë të keqe në Shqipëri.
Është paguar gjithandej zinxhiri.



